AKTUALITET, 12 Shtator 2021, 21:10

Berisha mesazh Bashës nga memoriali i Azem Hajdarit

Berisha mesazh Bashës nga memoriali i Azem Hajdarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme pranë memorialit të liderit të dhjetorit Azem Hajdari në 23-vjetorin e vrasjes së tij. Berisha tha se demokratët duhet të ngrihen për të hedhur në kosh vendimin e Bashës të cilin e quajti “për interesa personale”.

“Nderimi sot i figurës së Azem Hajdarit merr një domethënie më madhe se asnjëherë për situatën ku është vendi dhe Partia Demokratike.

Është në nderin dhe detyrën e demokratëve dhe demokrateve kudo në Shqipëri të ngrihen dhe të ngrenë kokën lart. Trashëgimia e tyre e shkëlqyer do t’u japë nder dhe frymëzim që një poshtërim i padëgjuar dhe i paparë ndonjëherë që ka ndodhur në historinë e partisë së lirisë dhe ndjenjave njerëzore dhe interesit kombëtar siç është Partia Demokratike.

Jam i sigurtë se anëtarët, mbështetësit, drejtuesit e të gjitha niveleve të Partisë Demokratike do të dinë të hedhin në koshin e plehrave vendimin anti-statutor, anti-ligjor, anti-demokratik të atij që sot është në krye të Partisë Demokratike, por që dëshmon se mbi këtë tokë ka vetëm një interes, interesin e tij personal”, tha Berisha.

[gallery columns="1" link="none" ids="566725,566726,566727,566728,566729,566730"]