TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndragheta ka një konkurrent të ri në tregun e kokainës në Evropë. Media italiane “Europa Today” shkruan se krimi i organizuar shqiptar po përpiqet të dominojë , duke krijuar lidhje gjithnjë e më të forta me kartelet kolumbiane.
Tregu për të cilin ata konkurrojnë është mjaft fitimprurës, duke marrë parasysh konsumin e kokainës, që për më shumë se një dekadë është rritur në Evropën Perëndimore dhe Qendrore.
Sipas vlerësimeve të fundit, përdoruesit e tij të rregullt janë afërsisht 4.4 milionë. Kjo e bën substancën, drogën e dytë më të përdorur në kontinent.
Sipas Qendrës Evropiane të Monitorimit për Droga dhe Varësi nga Droga, 18 milionë evropianë midis moshës 18 dhe 64 vjeç e kanë përdorur atë të paktën një herë në jetën e tyre, në mesin e konsumatorëve 2.2 milionë janë midis moshës 15 dhe 34 vjeç, ndërsa mosha mesatare e konsumit është rreth 23 vjeç.
Trafiku i kokainës
Në raportin e tij të fundit EUROPOL shpjegon se shumica e kokainës së pranishme në Evropë është e importuar dhe se prodhimi vendas është pothuajse inekzistent.
Kolumbia vazhdon të jetë furnizuesi kryesor evropian, me rolin e Brazilit, i cili është duke u rritur gjithnjë e më shumë.
Ardhja e kokainës në kontinent është e mundur falë koordinimit midis karteleve të Amerikës së Jugut dhe atyre me bazë në Evropë.
Grupet shqiptare
Sipas raportit, roli që u luajt historikisht nga ‘Ndrangheta’ tani po kalon në duart e organizatave të tjera dhe në dhjetë vitet e fundit, grupet shqiptare janë rritur më së shumti.
Sipas raportit të Europolit duket se këto organizata tani janë në gjendje të menaxhojnë rrjete të mëdha shpërndarëse në Evropë me një shkallë të caktuar koordinimi transnacional dhe të krijojnë marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit në Amerikën Latine.
Që nga viti 2012, grupet shqipfolëse janë bërë jashtëzakonisht me ndikim në portet kryesore në Amerikën Latine (Venezuelë, Brazil, Kolumbi dhe Ekuador) dhe në Evropë (Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Spanjë).
Në vitin 2020, Europol së bashku me policinë nga vende të ndryshme përfunduan një operacion që synonte çmontimin e organizatës shqiptare ‘Kompania Bello’. Ajo që doli nga hetimi, i cili çoi në arrestimin e 104 individëve, është fakti se modeli i tyre i biznesit është jashtëzakonisht i sofistikuar.
Sipas raportit, rrjeti i krimit ishte në gjendje të kontrollonte të gjithë zinxhirin e furnizimit. Duke përdorur mjete të sofistikuara të komunikimit të koduar, kreu i bandës së organizatës – një shqiptar dyzetvjeçar me qendër në Ekuador – negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, organizoi dërgesa të mëdha të kokainës në portet kryesore në Evropë, kjo edhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve me qendër në Itali, Holandë dhe Shqipëri.