AKTUALITET, 12 Shtator 2021, 17:47

Mallrat serbe “ripushtojnë” Kosovën, revoltohet Ardit Gjebrea: Turp për ata që mbushin xhepat!

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar se Serbia kishte pjesëmarrjen më të madhe të importeve në tregun e Kosovës, pasi renditet e para nga shtetet me importin më të lartë me 6.4%, për 6- mujorin e parë, kurse Shqipëria, e dyta me 5.6%. Këtë gjë ekspertët e kanë cilësuar si një “ripushtim” nga ana e Serbisë përmes mallrave të importuar në Kosovë.

Reagimet kanë qenë të shumta, por më i fundit është producenti Adit Gjebrea, i cili ka deklaruar se kjo gjë është ditur prej kohësh.

Sipas Gjebreas, është turp për pushtetarët që mbushin xhepat e njerëzve me atdhetarizëm, ndërsa xhepat e tyre dhe të serbëve me para

“Kjo gjë dihet me kohë, por turp për ata që mbushin xhepat e shqiptarëve me atdhetarizëm, ndërsa xhepat e tyre dhe të atyre që vranë me para. Si na quajti ambasadori amerikan? Dele. E deri sa delet nuk dinë ku të gjuajnë, shshsh”, ka shkruar ai me ironi.