AKTUALITET, 8 Janar 2021, 11:01

Arrestime në Berat e Skrapar me firmën e SPAK, shkatërrohet grupi kriminal i drogës

Arrestime në Berat e Skrapar me firmën e SPAK, shkatërrohet grupi

SPAK ka firmosur 23 urdhër-arreste për persona të dyshuar si të implikuar në kultivimin e kanabisit në Skrapar.

Zona e Skraparit kohët e fundit ka qenë problematike, dhe një konstatim të tillë e bëri publik pak kohë më parë edhe ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në kohën që ishte në detyrë.

“News 24” raporton se tashmë urdhër-arrestet janë firmosur për personat e dyshuar dhe ata akuzohen për kultivim lëndësh narkotike.

Po ashtu në Skrapar ka patur edhe policë të implikuar drejtpërdrejt në kultivimin kryesisht të kanabisit.