TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vdekja e punonjëses së sigurisë në portin e Durrësit, Artineda Haskasa pasi u aksidentua nga një trajler, ka dëshpëruar familjarët dhe miqtë e saj.
Në rrjetet sociale kanë nisur reagimet dedikuar saj, ku shprehin ngushëllimet dhe kujtojnë me mall 25-vjeçaren, e cila nuk jeton më.
“Ëngëlli më i bukur i parajsës, qofsh e xhenetit. Shpirti i motrës”, shkruan një e afërme e saj.
Ndërsa një tjetër mik i saj shkruan: “U prehsh në paqe e dashur Artineda”.
Edhe Fakulteti i Shkencave Politike Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” ka reaguar me një shkrim në rrjetet sociale: “Te prekur nga lajmi per humbjen e parakohshme te jetes te studentes tone, Artineda Haskasa , bashkohemi me dhimbjen e familjes.
Ngushellimet tona te sinqerta , U prehsh ne paqe Artined! Dekani dhe stafi i FSHPJ”.
Mbetet e paqartë se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, që pritet të zbardhet nga dëshmia e shoferit 39-vjeçar, i cili është arrestuar.
Aksidenti me pasojë vdekjen ndodhi dje në orën15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit.