AKTUALITET, 21 Prill 2021, 09:26

Plagosja e sekretarit të PD në Kavajë, për çfarë akuzohen dy policët

Plagosja e sekretarit të PD në Kavajë, për çfarë

Mbrëmjen e djeshme ka përfunduar arratia e Ndriçim Jonuzit, autorit të plagosjes në këmbë sekretarin e degës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni së bashku me dy bashkëpunëtorët në konflikt Dorian Troplini, drejtor i policisë bashkiake dhe punonjësin Markel Shtylla.

Sipas policisë Ndriçim Jonuzi 45 vjeç, akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ndërkohë bashkëpunëtorët në konflikt Dorian Troplini, drejtor i policisë bashkiake dhe punonjësin Markel Shtylla sipas policisë akuzohen për “Moskallëzim krimi”.

Akti i Jonuzit u bë edhe argument politik mes palëve për të zbuluar arsyet e veprës së tij.

Nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale ky i fundit sqaronte se motivet nuk lidheshin me prirjen politike.

Menjëherë pasi kreu krimin, ai u arratis, por një ditë më pas u arrestua.