TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Menjëherë pas barazimit me Celta Vigon, ku luajti për disa minuta, mesfushori brazilian Arthur Melo nuk u kthye në Katalunjë me skuadrën e Barcelonës, por mori avionin për në Torino, aty ku pritet që të prezantohet zyrtarisht sot si futbollist i Juventusit.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, katalanët dhe Juventusi kanë gjetur akordin për një shkëmbim të tij dhe boshnjakut Miralem Pjanic, ndërsa të dy futbollistët pritet të kryejnë vizitat mjekësore sot, para se të hedhin firmat mbi kontratat që do t’i lidhin me klubet e reja.
Arthur është vlerësuar rreth 75 milionë euro, ndërsa Pjanic 60 milionë euro, me Juventusin që përveç boshnjakut, duhet t’i paguajë edhe diferencën Barcelonës, ndërsa trajnerët Sarri dhe Setien mund të kenë në dispozicion mesfushorët që duan.
Në Torino Arthur ishte i shoqëruar nga babai, vëllai i tij dhe një mik i ngushtë, ndërsa tani do të nxitohet me vizitat, pasi marrëveshja duhet të mbyllet brenda datës 30 qershor, me qëllim që klubet të përmirësojnë bilancet financiare të sezonit aktual.
Vlen të theksohet se Miralem Pjanic nuk do të udhëtojë drejt Katalunjës, por do të kryejë vizitat mjekësore në Torino, për shkak të kufizimit të fluturimeve.