SPORT, 19 Gusht 2021, 13:03

Akordi me Shaqirin dhe plani për të bindur Liverpool, Lyon pret… Norwich

Akordi me Shaqirin dhe plani për të bindur Liverpool, Lyon

Lyon tenton Xherdan Shaqirin, drejtuesit e klubit francez kanë arritur prej ditësh akordin me lojtarin me origjinë shqiptare, por Liverpool nuk po bindet për ta lënë të lirë.

“The Reds” duan 14 milion euro për kartonin e sulmuesit të kombëtares zvicerane, i cili është gati të nisë një aventurë të re pas tre viteve të kaluara në “Anfield”.

The Athletic shkruan se klubi francez ofron vetëm 6 milion euro momentalisht për Shaqirin. Diferenca është e madhe, por Lyon po përgatit një tjetër propozim për Liverpool.

Drejtuesit e klubit të Ligue 1 janë shumë afër shitjes së Cornet te Norwich.

Më pas sulmi final për Shaqirin, sigurisht me një ofertë më të mirë se 6 milion euro.