SPORT, 5 Mars 2020, 08:57

Arrestohet Ronaldinjo, kapet në Paraguaj me pasaportë të falsifikuar

Arrestohet Ronaldinjo, kapet në Paraguaj me pasaportë të


Ish-ylli i futbollit botëror Ronaldinjo është arrestuar së bashku me vëllain e tij në Paraguaj pasi kishin hyrë në këtë shtet me pasaporta të falsifikuara.

Mediat e huaja raportojnë se ish-kampioni i botës me Brazilin në vitin 2002 kishte manipuluar kombësinë në pasaportë duke u identifikuar si paraguajan. Ai ishte ftuar nga një biznesmen për të marrë pjesë në përurimin e kazinosë që do të çelej nga ky i fundit.

Prej disa vitesh ish-ylli i Barcelonës ka patur probleme me ligjin në atdhe për shkak të dhunimit të mjedisit duke kryer peshkim të paligjshëm (rast i vitit 2018 për sa i përket evazionit fiskal.