AKTUALITET, 9 Janar 2021, 17:36

Konfirmohen 800 raste të reja me COVID-19 në Greqi, 32 vdekje në 24 orët e fundit

Konfirmohen 800 raste të reja me COVID-19 në Greqi, 32 vdekje në

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi ka konfirmuar sot 800 raste të reja të infeksionit të koronavirusit (COVID-19), nga të cilat 11 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 144293. Ndërkohë që 362 pacientë trajtohen të intubuar, 954 pacientë të tjerë janë larguar nga ICU që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu sot janë bërë publike edhe 32 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur në 5227 vdekje në total në vend.