AKTUALITET, 9 Janar 2021, 19:39

Përmbytje në Zall Dardhë, 13 fshatra në izolim! Furgonët e pasagjerëve bllokohen nën ujë

Përmbytje në Zall Dardhë, 13 fshatra në izolim!

13 fshatra vijojnë të jenë të izoluara prej 48 orësh në njësinë administrative të Zall Dardhës për shkak të prurjeve të shumta nga përroi i Lashkizës si pasojë e reshjeve të shiut.

Të bllokuar kanë mbetur edhe disa furgonë pasagjerësh që bëjnë linjën e transportit të pasagjerëve Lurë-Tiranë drejt Kurbneshit.

Dy furgonë që kishin mbetur matanë përroit pas nisjes së reshjeve, janë gjetur ditën e sotme të mbuluar plotësisht nga uji.

Ndërkohë në dy HEC-et e Ulzës dhe Shkopetit vazhdojnë shkarkimet.