TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Televizioni Kombëtar Top Channel, ka transmetuar një kronikë në edicionin e lajmeve, lidhur me mbylljen e llogarive në rrjetet sociale të Presidentit Donald Trump, pas sulmit që mbështetësit e tij i bënë Kapitolit në SHBA.
Nisur nga kjo ngjarje, Top Channel, si media kombëtare që është, ngre një dilemë me përmasa po kaq kombëtare, lidhur me llogarinë e Sali Berishës në Facebook dhe a duhet mbyllur ajo, siç ndodhi në rastin e Trump?!
Vetë Top Channel, nuk e merr përsipër ta zgjidhë këtë dilemë madhore për fatet e Shqipërisë dhe veçanërisht demokracisë tonë, por përdor një sondazh të ndërtuar nga Gazeta Shqip, sipas të cilit, Sali Berishës i duhet mbyllur patjetër, një orë e më parë llogaria e Facebook.
Lidhur me këtë kronikë në lajmet e Top Channel, ka reaguar menjëherë ish kryeministri Berisha, që e shpjegon si zakonisht, me zhargonin e tij karakteristik, të koncentruar fiks në një fjali, këtë kronikë:
"Miq, Edvin Hajduti dhe Arben Malavita te tmerruar nga FB yne! Fitore! sb", shkruan ai.
Kujtojmë se Sali Berisha, ka publikuar shpesh në facebook-un e tij, qëndrime dhe artikuj, për Top Channel dhe drejtuesit e saj.
/TPZ.al/
