AKTUALITET, 21 Mars 2021, 17:55

Arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit (EMRI)

Arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit (EMRI)

Policia ka vënë në pranga ditën e sotme 37-vjeçarin për Albert Zaja, i cili është autor i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt të këtij viti në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.

Në momentin e parë që ka kuptuar se policia ka zbarkuar në Nikël dhe kuptoi se ishte i rrethuar, Albert Zaja ka tentuar të largohet, por ka sukses. Në momentin që RENEA e ka ndaluar ai nuk ka bërë rezistencë.

Zajës, gjatë arrestimit i është sekuestruar edhe një pistolet e llojit “Glock”, e mbushur me fishek ne gojë. Mësohet se autori i dyshuar i vrasjes së Kastratit është duke u shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në drejtorinë e policisë Tiranë.

Mësohet se RENEA ka ushtruar kontrolle në disa banesa e biznese, ku dyshohej se fshiheshin katër të shpallurit në kërkim, konkretisht, Elson Xheçuka dhe tre bashkëpunëtorët të tij, Albert Zaja, 37 vjeç, Elmir Tufa, 29 vjeç dhe Silvio Cara.