AKTUALITET, 8 Janar 2021, 09:57

Turqia zbut tonet me Greqinë, Çavuşoğlu: Do të takohem me mikun tim Nikos Dendias

Turqia zbut tonet me Greqinë, Çavuşoğlu: Do të takohem me

Dy kryediplomatët Mevult Çavuşoğlu dhe ai grek, Nikos Dendias pritet që të takohen në javët e ardhshme.

Gjatë një vizite zyrtare në Portugali, ministri i Jashtëm Çavuşoğlu u shpreh se tani mes dy vendeve ka lindur një mundësi e mirë për të zhvilluar dhe zgjeruar dialogun.

“Tani për tani, ka një dritare mundësish për një dialog më të mirë me Greqinë.

Ne kemi në plan të takohemi në javët e ardhshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, i cili është gjithashtu një mik i mire i imi,”-tha ministri i Jashtëm turk.

Mesa duket dy vendet kanë hyrë në fazën e pajtimit pas tensioneve që i shoqëruan gjatë gjithë muajve të verës.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, dërgoi anije për të eksploruar për energji në shelfin e saj kontinental, duke përmendur se Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.

Por, këto kërkime kanë shkaktuar tensione me Greqinë, të cilët e kanë marrë si provokimin veprimin e Turqisë.

Ndërkohë nga ana tjerët në krah Greqisë i ka dalë BE-ja, e cila ka paralajmëruar dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë në rast se nuk tërhiqet.