TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arjan Çani, ka deklaruar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV, se Edi Rama e ka pranuar humbjen në Tiranë dhe u ka thënë anëtarëve të shtabit socialistë të largohen drejt banesave të tyre.
"Më vjen një informacion nga mazhoranca, Rama i ka dhënë porosi shtabit në Tiranë që të largohen nëpër shtëpi sepse Tirana është e humbur. E ka thënë me qetësi, mund të ikni në shtëpi, sepse ka parë që Tirana është e humbur", tha Çani.
Çani tha se njeriu që ka dështuar në Tiranë, është Erion Veliaj, drejtues politik në këto zgjedhje.
"Erion Veliaj ka dështuar. Vetë Baton Haxhiu e nxjerr opozitën në Tiranë fituese.
Njeriu që drejtoi fushatën e Tiranës, sot është i dështuar.
Po të isha Edi Rama nuk e di si do të sillesha, sepse ai i’a besoi atij fushatën", tha Çani
/TPZ.al/