AKTUALITET, 12 Dhjetor 2020, 23:04

Arben Ahmetaj me shije të hollë, vesh xhup 1100 euro për të inspektuar punimet e rindërtimit (FOTO)


Ministri që merret me punët e rindërtimit dhe fatkeqësive të ndryshme të Shqipërisë, Arben Ahmetaj dhe që dikur merrej me financat e vendit, është shfaqur ditën e sotme në krah të Edi Ramës, për të inspektuar punimet e rindërtimit të godinave, ku do të strehohen të prekurit nga tërmeti.

Por, Ahmetaj nuk është një njeri dosido dhe demonstron shije të hollë në veshje edhe në takime pune të këtij lloji, pra në terren.

Ai është shfaqur me një xhup të markës luksoze franceze "Moncler", i cili kushton plot 950 paund, ose rreth 1100 euro. Xhupi është i koleksionit të fundit të kësaj firme, që njihet si një markë elitare, e preferuar nga të pasurit.

Arben Ahmetaj, ka lënë pas edhe vetë kryeministrin Rama, i cili shfaqet me një xhup adidas, të prodhuar në bashkëpunim me ekipin e Juventusit, me çmim mjaft modest.

Më poshtë mund të shihni fotot e ministrit me xhupin francez, që kushton sa rroga mujore e një drejtori në administratën publike dhe është i përballueshëm kryesisht nga oligarkët dhe të pasurit e Shqipërisë.

/TPZ.al/