AKTUALITET, 19 Qershor 2021, 08:30

Momenti kur Caroline luante me të bijën pak para se burri ta mbyste me jastëk

Momenti kur Caroline luante me të bijën pak para se burri ta mbyste me

Një krim makabër ishte ai që ndodhi në Greqi pak javë më parë, ku u mbyt 20-vjeçarja Caroline në sy të foshnjes së saj, ndërsa zbardhja e ngjarjes u bë akoma më dramatike, teksa autor i tragjedisë ishte pikërisht bashkëshorti i të resë, piloti 32-vjeçar i quajtur Babis.

20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit, por pas hetimeve disajavore ishte pikërisht teknologjia që e zbuloi atë dhe tashmë ndodhet i arrestuar.

“Daily Mail” ka publikuar pamje të 20-vjeçares, teksa luante me fëmijën e saj pranë detit, ku siç shihet në video ajo duket e lumtur me fëmijën e saj.

Ky do ishte dhe momenti i fundit që ajo do e shikonte fëmijën e saj, pasi burri i saj grek e mbyti me jastëk me justifikimin se Caroline donte të ndahej.