SPORT, 19 July 2026, 17:02

Antonelli rikthehet të dominojë në Formula 1, italiani dhuron spektakël në Belgjikë dhe nis edhe njëherë shkëputjen në krye të kampionatit

Andrea Kimi Antonelli është rikthyer të dhurojë spektakël dhe këtë gjë e ka bërë në Çmimin e Madh të Belgjikës.

Piloti italian i Mercedes menaxhoi mjaft mirë një garë që e nisi nga vendi i parë, teksa për disa xhiro kishte shqetësimin e Leclerc, të cilin e parakaloi pa probleme.

Piloti monegask i Ferrarit nuk shkoi më shumë se vendi i dytë, duke përfituar edhe nga gabimet e rivalëve.

Podiumi u plotësua nga Max Verstappen, ndërsa Lewis Hamilton u rendit i katërti.

Britaniku u dënua me 5 sekonda penalitet, kjo pasi shkaktoi aksidentin që la jashtë George Russell që në startin e garës.

Në vendin e pestë u rendit Oscar Piastri, ndërsa pas tij erdhën Hadjar, i cili e nisi nga vendi i 21-të, dhe Norris, i cili u nis nga vendi i 13-të.

Kështu Antonelli shkon në kuotën e 204 pikëve,45 më shumë se Lewis Hamilton dhe 50 më shumë se shoku i tij i skuadrës, George Russell.

Gara e radhës do të jetë pas një jave në Hungari dhe të gjithë të apasionuarit e këtij sporti do të kenë mundësi ta ndjekin drejtpërsëdrejti në DigitAlb.