Këngëtarja Anjeza Shahini është në pritje të fëmijës së parë.
Këngëtarja e njohur, Anjeza Shahini ka kohë që i ka munguar skenës muzikore. Por, këngëtarja para disa jave bëri publike lajmin se ajo po bëhet nënë.
Këtë e ka konfirmuar vet këngëtarja përmes një postimi në Instagram. Përderisa Anjeza është në pritjen e saj më të ëmbël, ajo vazhdimisht publikon imazhe të ndryshme në rrjetin social Instagram.
Gjatë kësaj periudhe, Anjezës i duhet të heqë dorë nga shumë gjëra, ku duhet pasur kujdes me ushqimin dhe me pijet.
Së fundmi këngëtarja ka publikuar një fotografi ku shfaqet me një kafe në tavolinë. Ndërkohë që kishte bashkëngjitur një shkrim ku ka treguar se është e vështirë të ndryshosh disa zakone.
“Nuk është shumë e thjeshtë të ndryshosh zakonet, por është shumë natyrale kur ia vlen”, ka shkruar Anjeza poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.