TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në vitin 2018, një burrë nga Kili, i ciki ishte abuzuar nga një prift, deklaroi se Papa Françesku i kishte thënë gjatë një bisede se "Zoti e ka bërë atë gay dhe se e donte edhe në këtë mënyrë".
Në vitin 2019, Papa Françesku tha në një konferencë ndërkombëtare se politikanët që janë agresivë ndaj personave gay, egjiptianë dhe hebrenj, i kujtojnë Hitlerin.
Në vitin 2020, Papa Françesku bëri deklaratën që shkaktoi një tërmet të vërtet në Kishën Katolike, duke shfaqur qëndrim aprovues për martesat civile mes personave të së njëjtës gjini. Këtë deklaratë Papa e bëri në një dokumentar për jetën e tij.
"Homoseksualët kanë të drejtë të jenë në një familje. Janë fëmijët e Zotit dhe kanë të drejtë të kenë familje. Askush nuk duhet përzënë apo të trajtohet keq për këtë", tha Papa. Këto ndryshime në qëndrim të Papës, reflektojnë edhe aprovimin e të krishterëve në një pjesë të vendeve perëndimore, ndaj martesave gay. Kështu sipas një studimi të Pew Research Centre, 92% e të krishterëve në Hollandë e aprovojnë martesën gay, 78% e aprovojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe 70% në Gjermani. Ndërsa në SHBA, gjashtë në dhjetë katolikë (61%), thanë në një anketë të vitit 2019, se janë në favor të martesave gay, të cilat në SHBA u aprovuan në vitin 2015. [gallery ids="118735,477288,502065"]