AKTUALITET, 1 Prill 2021, 16:43

Andi Lila: Përgjysmuan afatin e pasaportave diplomatike, sjellje inatçore e qeverisë

Andi Lila: Përgjysmuan afatin e pasaportave diplomatike, sjellje
Ditën e sotme në medie u përhap shpejt lajmi se kombëtares Shqiptare i janë hequr pasaportat diplomatike dhe duhet t’i dorëzojnë deri në fund të qershorit. Pas këtij vendimi ka reaguar Andi Lila, pjesë e kombëtares së kualifikuar në Europian, teksa së fundmi ai i është futur politikës si pjesë e Partisë Demokratike. Lila sqaron edhe një detaj, kur shprehet se nga 10 vite, afati është ulur në 5 vite. Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka pak më parë shpjegoi vetëm se pasaportave u ka mbaruar afati, pa sqaruar faktin se ky afat është përgjysmuar. POSTIMI Të nderuar miq. Ky është njoftimi që më ka ardhur mua sot, por edhe të gjithë lojtarëve të kombëtares Shqiptare që dërguan Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Sipas këtij njoftimi, të gjithë ne duhet të dorëzojmë pasaportat diplomatike që na skadojnë në Qershor 2026 pasi vlefshmëria e tyre është shkurtuar deri në 30 qershor 2021. Këtë shqetësim po e ndaj me ju, jo vetëm për faktin se futbollistëve po ju hiqet pasaporta diplomatike, por për të treguar mënyrën e sjelljes, trajtimit dhe vlerësimit që ka për sportistët elitarë mazhoranca e sotme.