TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga parku i liqenit të Kasharit, kreu i të rinjve demokratë Belind Këlliçi, i drejtoi një “mesazh urimi” kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.
Ironikisht, Këlliçi e quajti një prillin, të njohur si dita e gënjeshtrave, si "festë zyrtare" për Ramën dhe Veliajn.
Kandidati i PD mori shkas edhe nga premtimet e pambajtura për ndërtimin e një parku olimpik në Kashar, me pistë biçikletash, shtigje për turistët dhe gara noti.
Investimi një milion dollarë, i premtuar nga qeveria dhe bashkia nuk ndodhi dhe komuniteti nuk përfitoi 10 milionë dollarë, siç tha Veliaj tre vjet me pare.
"Asnjë investim në këtë zonë që nga koha kur PD nuk është më në drejtimin e vendit", u shpreh Këlliçi, i cili mes të tjerash,
kërkoi nga qytetarët të refuzojnë me votë këtë model propagande, për të patur një̈ kryeministër normal që do t'i hapë rrugë zhvillimit ekonomik dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE.