AKTUALITET, 8 Maj 2021, 17:14

Andi Bushati: Neveria e komisionit anti-Meta. Deputetë që janë gati të përdhunohen nga partia

Andi Bushati: Neveria e komisionit anti-Meta. Deputetë që janë

Gazetari Andi Bushati ka komentuar mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit, Ilir Meta.

Bushati shprehet se ky komision përbëhet nga deputetë që janë të gatshëm të përdhunohen deri në fund nga partia. Shumica e deputetëve të këtij komisioni nuk kanë fituar në zgjedhjet e 25 prillit dhe duket se po i bëjnë shërbimin e fundit PS me hetimin ndaj Metës.

“Çfarë neverie ky komisioni anti Meta, i përbërë nga limonë të shtrydhur që duan të dëshmojnë se janë të gatshëm deri në fund të përdhunohen nga partia”,– shkruan Bushati në një postim në Facebook.

Anëtarët e komisionit hetimor

Alket Hyseni Kryetar

Myslym Murrizi Nënkryetar

Klotilda Bushka Sekretar

Vasilika Hysi Anëtar

Elena Xhina Anëtar

Spartak Braho Anëtar

Halil Jakimi Anëtar

Nikolin Staka Anëtar

Arlind Carcani Anëtar

Ermonela Felaj Zëvendësues

Xhemal Qefalia Zëvendësues

Eugen Bojaxhi Zëvendësues