AKTUALITET, 8 Maj 2021, 14:03

Aksidenti, ky është 35-vjeçari që humbi jetën, ishte me gruan dhe një fëmijë

Aksidenti, ky është 35-vjeçari që humbi jetën, ishte

Fitor Ollomani është 35-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi paraditen e së shtunës në aksin Milot-Morinë.

Ollomani ishte inspektor pranë zyrës Arsimore Kukës, ai ishte duke udhëtuar me bashkëshorten dhe një fëmijë në momentin kur ndodhi përplasja.

Aksidenti ka qenë aq i rëndë sa për të nxjerrë gruan dhe fëmijën është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.

Bashkëshortja e 35-vjeçarit u transportua drejt Traumës në Tiranë kurse fëmija për fat të mirë nuk ka marrë lëndime.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave dhe një parakalim i gabuar i Ollomanit.

I plagosur mbeti edhe drejtuesi i automjetit tjetër tip “Benz”, i cili po ashtu u transportua drejt Traumës.