TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës, ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmim seksual”.
R.K., 54 vjeç, i cili u arrestua nga Seksioni i kërkimit në Drejtorinë e Policisë, është i dënuar me 3 vjet burgim.
Ndërkaq, Hetuesit e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 arrestuan në flagrancë shtetasin E. K, 45 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta dhe me një mjet prerës (thikë) shtetasin R.M.
Njoftimi i policise:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 45 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta dhe me një mjet prerës (thikë) shtetasin R.M.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u ndalua shtetasi në kërkim R.K., 54 vjeç, ( i kapur nga Seksioni i kërkimit) sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Ngacmim seksual”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.