LIFESTYLE, 12 Shkurt 2018, 13:25

Anbeta Toromani: Pse vendosa të kthehem tani në Shqipëri

Anbeta Toromani: Pse vendosa të kthehem tani në Shqipëri
Ajo i kishte munguar botës së artit shqiptar dhe tani vendosi të kthehej në mënyrën më të veçantë. Anbeta Toromani e nisi karrierën si balerin në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe më pas eksperienca e saj në emisionin “Amici” të Maria de Filippi shërbeu si një trampolinë, për t’u ngjitur në skenat më të mëdha italiane. Dje Anbeta Toromani u rikthye në Shqipëri, duke u bërë pjesë e spektaklit më të ri “Virtuozët“. Ajo u pyet nga Inva Mula, sopranoja me famë botërore që moderon spektaklin, se si e përshkruan rikthimin e saj në Shqipëri.

“Vajta kalova gjithë Italinë, askund nuk gjeta si Shqipërinë“, u shpreh ajo.

E gjithë salla shpërtheu në duartrokitje për atë çka ajo tha, por gjithashtu edhe për prezencën e saj në këtë spektakël. [gallery ids="68883,68882,68881,68880,68875,68876,68877,68878,68879,68874,68873,68872,68871"]