LIFESTYLE, 11 Shkurt 2018, 13:16

FOTOT/Tirana "në flakë", "pushtohet" nga makinat luksoze

FOTOT/Tirana "në flakë", "pushtohet" nga makinat

Tirana është ndezur edhe këtë fundjave në një “Car Tunning” ku morën pjesë më shumë se 20 përbindësha luksozë.

Shfaqja e makinat super luksoze ishte një event madhështor që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë kalimtarëve.

I organizuar edhe këtë herë nga faqet e njohura në Instagram për reklamimin e automjeteve luksoze të të rinjve të pasur shqiptarë, “Rich Kids Tirana”, “Horse Power Albanian” dhe “Luxury in Tirana”, “Don Bosko” është shndërruar si Monako.

Qëllimi i spektaklit përveç kënaqjes së syrit me mjete që kalojnë 100 mijë euro, është bamirësia. Ndër automjetet e pranishme ishin "Lamborghini-t" dhe "Benz-at".

Në sajë të një ankandi të zhvilluar, u shit një pikturë e realizuar nga Eneida Koka.

Piktura u ble për 80 euro nga një grup djemsh të rinj, të ardhurat e të cilës shkuan në ndihmë të një familjeje në nevojë në kryeqytet.

[gallery columns="1" ids="68430,68431,68432,68433,68434,68435,68436,68437,68438,68439,68440,68441,68442,68444,68445,68446,68447,68448"]