LIFESTYLE, 11 Shkurt 2018, 21:54

Ermal Meta më i dashuruar se kurrë, kush është spikerja që i ka rrëmbyer zemrën

Ermal Meta më i dashuruar se kurrë, kush është spikerja

Ermal Meta duket se është një njeri i suksesshëm dhe i arrirë jo vetëm në jetën profesionale por edhe atë personale.

Artisi nga Fieri, duket se e ka festuar triumfin në Sanremo krah njeriut që është frymëzimi dhe forca e tij, spikeres italiane  Silvia Notargiacomo

Historia e dashurisë së Ermalit me Silvian  u zbulua vitin e kaluar, pas çmimit të tretë po në Sanremo.

Silvia Notargiacomo, zëri i famshëm i televizionit italian Rtl dhe Radio Zeta, është e fejuara e Ermalit që prej tetë vitesh.

Ata bashkëjetojnë dhe dje e kanë festuar së bashku suksesin në Sanremo.

Në një intervistë, Ermali është shprehur se:

Dashuria në jetën time ka një rol thelbësor. E dua dhe e mbroj dashurinë. Çdo gjë që bëjmë rrotullohet rreth dashurisë. Është pak si puna e diellit, nëse nuk është nuk do të thotë se nuk ekziston, vetëm se nuk ndodhet aty në atë moment. Kaq. Doni të dini se si është zemra ime? Le të themi se është e ushqyer mirë”.

[gallery ids="68690,68691,68692,68693"]