AKTUALITET, 18 Qershor 2020, 18:39

Ambasadorja Yuri Kim me shoqërinë civile: Sfiduan pikëpamjet e mija, janë zëri i fuqishëm i demokracisë shqiptare

Ambasadorja Yuri Kim me shoqërinë civile: Sfiduan pikëpamjet e

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, është takuar sot me përfaqësues të shoqërisë civile.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadorja nëpërmjet një shënimi në rrjetet sociale, ku ka treguar edhe detaje nga takimi.

Ndërsa i falenderon për ndarjen e mendimeve, Kim zbulon se, shoqëria civile ka sfiduar edhe pikëmapjet e saj, ndërsa thekson se ata janë zëri i fuqishëm i demokracisë shqiptare.

Kisha një diskutim të shkëlqyer me udhëheqësit e shoqërisë civile sot. Ata janë një zë esencial dhe i fuqishëm në demokracinë shqiptare. Faleminderit për ndarjen e mendimeve tuaja dhe sfidimin e pikëpamjeve të mia!” shkruan ambasadorja Kim.