TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata në Turqi ka dhënë masën e paraburgimit për të dyshuarin e organizatës terroriste FETO, Harun Çelik, i cili dy ditë më parë u deportua nga Shqipëria në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Çelik, i cili u arrestua në kuadër të një hetimi të Kryeprokurorisë Publike të Stambollit, pas përfundimit të procedurave në Policinë e Stambollit u transferua në një gjykatë me kërkesë të kryeprokurorisë.
Gjykata vendosi të shqiptojë masën e paraburgimit me akuzat për “pjesëmarrje si anëtar në organizatë të armatosur terroriste”.
Çelik më herët ka qenë i dënuar disa muaj në Shqipëri, pasi u arrestua në aeroport për veprat penale “falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “falsifikim i dokumenteve”.