TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada amerikane në Tiranë reagon për “Balkan Web” pas deklaratave të forta të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Sali Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim, si dhe padisë së tij ndaj Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, pas vendimit të këtij të fundit për ta shpallur “non grata” nën akuzën e korrupsionit.
Ambasada e SHBA deklaron prerë se do të përdorë të gjitha instrumentet që ka në dispozicion për t’u përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë.
“Midis urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar:
Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”, tha ambasada e SHBA.