AKTUALITET, 5 Janar 2021, 10:18

19 të infektuar me koronavirus, ku janë rastet e reja në Vlorë

19 të infektuar me koronavirus, ku janë rastet e reja në

Së fundmi Ministria e Shëndetësisë njoftoi 19 raste të reja me koronavirus në Vlorë.

Nga këto raste, Abc News raporton se një prej tyre është një pedagog, i cili ka rezultuar i infektuar në universitetin “Ismail Qemali”.

Pozitivë është konfirmuar edhe një nxënës në një shkollë 9-vjeçare.

Raste të tjera të konfirmuara janë: një pranë Kadastrës Vlorë, një rast pranë qendrës profesionale, një në fasoneri, dy në biznese private.

Ndërkohë, rastet e tjera janë të moshuar dhe raste kontakti.

Një ditë më parë ministria njoftoi 185 raste të reja dhe gjashtë humbje jete nga koronavirusi në vend.