AKTUALITET, 31 Maj 2018, 21:19

Albin Kurti: Shpend Ahmeti nuk më kishte treguar ambiciet për Kryetar!

Albin Kurti: Shpend Ahmeti nuk më kishte treguar ambiciet për Kryetar!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, foli për përçarjet në partinë e tij. Kurti u pyet se përse u largua një nga eksponentët më të fortë të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.

Kurti: Nuk ka ndarje të Lëvizja Vetëvendosje, por dalje të disa personave të cilët nuk i kanë bërë dëme Vetëvendosjes, por vetes së tyre. Fryma e Vetëvendosjes është ajo që ne mbajmë antarësinë tonë. Për mua është enigmatike, të gjitha qëllimet e kësaj dalje nga lëvizja Vetëvendsoje, ku dihet që ne do të jemi qeverisja e ardhëshme. Shpend Ahmeti doli që nuk ka qënë ndërmjetësues, pasi është bërë kryetar i një partie tjetër, mua smë ka thënë asnjëherë se kishte ambicje për tu bërë kryetar, por e kishte mendjen vetëm te kryeqyteti. Dorëheqja e Ahmetit, nuk ëhtë Vetëvendosje, është iracionale, pasi sondazhet sot tregojnë se del fituese në zgjedhjet e reja, ndërsa partia e re, maksimumi do shkojë dy përqind. Kjo është absurd pse janë larguar, koha do tregojë të vërtetën./TPZ.AL/