AKTUALITET, 31 Maj 2018, 16:21

Profil/ Zinedin Zidan, rekordet e një gjeniu futbolli si lojtar dhe trajner

Profil/ Zinedin Zidan, rekordet e një gjeniu futbolli si lojtar dhe trajner

Zinedin Zidan dha dorëheqjen në mënyrë të papritur nga Reali i Madridit vetëm gjashtë ditë pasi u bë trajneri i parë që fiton Ligën e Kampionëve në tre sezone rresht.

Zidan, 45 vjeç, i cili zëvendësoi Rafael Benitezin në janar 2016 dhe pavarësisht suksesit të tij evropian, e kishte zgjatur kontratën në janar të këtij viti deri në 2020, por sot ai dha dorëheqjen.

Në vetëm dy vite ai fitoi nëntë trofe: 3 Liga të Kampionëve, 2 Kupa të Botës për Klubet, 2 Superkupa të UEFA-s, 1 titull kampion në Spanjë dhe 1 Superkupë të Spanjës.

Francezi Zinedin Zidan e futi me meritë veten në një listë trajnerësh fitues, të tillë si Sër Alex Ferguson, Pep Guardiola, Jose Mourinho, Vicente Del Bosque, Jupp Heynckes, Ottmar Hitzfeld dhe Arrigo Sacchi.

Por, cili është Zinedin Zidan?

Zizu – i lindur, më 23 qershor 1972 në La Castelane, Marsejë, nga prindër me origjinë nga Algjeria – si lojtar, në rolin e mesfushorit sulmues ka luajtur me Kanes, Bordon, Juventusin si dhe ka qenë kapiteni i Kombëtares së Francës.

Një mesfushor elite, ai ishte i famshëm për elegancën, vizionin, kontrollin e topit dhe teknikën.

Zidan është konsideruar si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Në nivel klubi, si lojtar ai fitoi kampionatin spanjoll (La Liga) dhe Ligën e Kampioneve me Realin e Madridit; dy kampionate në Itali (Serie A) me Juventusin, si dhe Kupën Ndërkombëtare dhe Superkupën e UEFA-s me të dyja klubet.

Transferimi i tij nga Juventusi te Reali për shumën e 77.5 milionë euro (150 miliardë lira italiane) në vitin 2001 ishte një rekord për kohën.

Goli i tij me atë goditje me të majtën në formë gërshërë në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2002 konsideroher si një nga golat më të mëdhenj në historinë e futbollit.

Me ekipin kombëtar francez, Zinedin Zidan ai fitoi Kampionatin Botëror 1998, duke shënuar dy herë në finale dhe u përfshirë në ekipin më të mirë të Botërorit, ndërkohë që fitoi edhe Kampionatin Europian, duke u cilësuar si lojtari më i mirë u turneut.

Trofetë personalë

Zidan ka qenë tri herë Lojtari i Vitit nga FIFA (1998, 2000 dhe 2003), dhe ka fituar “Topin e Artë” në vitin 1998.

Mesfushori virtuoz ai ishte “Lojtari më i Mirë i Ligue 1” në Francë (1996), “Lojtari më i mirë i Serie A” në Itali (2001) dhe “Lojtari më i mirë i huaj në La Liga” në Spanjë (2002).

Ai u shpall edhe lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror “Gjermani 2006”, pavarësisht gjestit të tij famëkeq në finalen kundër Italisë, kur goditi me kokë në gjoks mbrojtësin e Italisë, Marko Materaci.

Zidan është një nga tetë lojtarët që  ka fituar Botërorin, Ligën e Kampionëve dhe “Topin e Artë”.

Trajner te Reali

Pasi shërbeu për një farë kohe si këshilltar i Presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez, në nëntor të vitit 2010, ai caktua si  këshilltar special i klubit pranë ekipit të parë kur trajner ishte Hoze Murinjo.

Në korrik 2011, ai bë drejtor teknik i Realit, ndërsa në 2013 ai u caktua ndihëms i trajnerit Karlo Ançeloti.

Në qershor 2014, Zinedin Zidan u caktua trajner i ekipit B të Realit, Real Madrid Castilla, ndërkohë që në 4 janar 2016, ditën që Rafa Benitez dha dorëheqjen nga Reali, ai u caktua trajneri i ekipit të parë madrilen.

Në ndeshjen e tij të parë, të zhvilluar vetëm pesë ditë më pas, Reali i Madridit mundi 5-0 Deportivo La Korunjën.

Jeta familjare

Në moshën 17 vjeç, Zidan takoi gruan e tij të ardhshme, Veronik Fernandz, me të cilën ka katër fëmijë: Encon (futbollist), Luka (portieri i tretë i Realit), Teo (mesfushor) dhe Elyaz (mesfushor te ekipit të moshave të Realit).

Zinedin Zidan njihet edhe aktet e tij të bamirësisë dhe fushata të ndryshme me karakter humanitar.

/TPZ.AL/