AKTUALITET, 31 Maj 2018, 21:55

Albin Kurti: Nëse Serbia hyn në BE para Shqipërisë, atëhere…

Albin Kurti: Nëse Serbia hyn në BE para Shqipërisë,

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaron se Shqipëria dhe Kosova kanë bërë shumë pak progres mes tyre, për antarësimin në Bashkimin Europian. Duke folur në “Të Paekspozuarit”, Kurti deklaroi se hyrja e Serbisë në BE, përpara Shqipërisë dhe Kosovës, do të jetë katastrofë.

Kurti: Takimet e zhvilluara mes dy qeverive, janë ceremoniale. Prej një morie marrëveshjeve, nuk është bërë as buxhetimi. Unë besoj se mundësitë janë shumë më të mëdha por më tepër bëhen për opinionin publik, nje lloj protagonizmi. Mos harrojmë se vendet e eurozonës janë shumë më të bashkuar se në, kanë një valutë, një bankë qëndrore. Është momenti i fundit që Shqipëria dhe Kosova të koordinohen që vendet e Ballakanit të hyjnë bashkë në BE. Nëse hyn Serbia më përpara, nuk është asgjë ajo që i bën Greqia sot Maqedonisë./TPZ.AL/