AKTUALITET, 18 August 2026, 21:22

Alarm në Vlorë/ Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur, policia rrethon zonën

Dyshohet për prani të një lënde plasëse në një fugon në rrugën “28 Nëntori” në Vlorë.

Pas marrjes së sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë verifikimet për të përcaktuar nëse në mjet ndodhet lëndë plasëse.

Sipas informacioneve paraprake, fugoni dyshohet se ka qenë i braktisur prej rreth dy ditësh në këtë zonë.

Mjeti është tërhequr me karrotrec nga shërbimet e Policisë dhe është dërguar për verifikime të mëtejshme.

Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë informacion nëse bëhet fjalë për një lëndë plasëse të konfirmuar, ndërsa kontrollet vijojnë për të sqaruar rrethanat.