AKTUALITET, 18 August 2026, 21:05

Protesta hyn në ditën e 80-të/ “Neomalësorja” i bashkohet sërish qytetarëve para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 80-të, ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen para Kryeministrisë.

Mes protestuesve është shfaqur sërish edhe ish-deputetja socialiste Marjana Koçeku, e njohur nga publiku me nofkën “Neomalësorja”. Ajo i është bashkuar qytetarëve në shesh, duke shprehur mbështetjen e saj për protestën dhe kërkesat e tyre.

Gjatë këtyre 80 ditëve, protestuesit kanë artikuluar disa kërkesa, mes tyre ndryshimin e sistemit politik, ndryshimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.