TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rajonale e Mbikëqyrjes Policore për qarkun e Durrësit ka nisur një hetim të thelluar për të sqaruar rrethanat e incidentit të ndodhur sot në Komisariatin e Shijakut, kati i dytë i të cilit u shkrumbua nga flakët.
Së bashku me grupin hetimor të ngritur për rastin agjentët e AMP po punojnë për të gjetur shkakun e saktë të rënies së zjarrit, teksa dyshimet paraprake janë për një shkëndijë elektrike në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit.
Sakaq, mësohet se flakët nisën rreth orës 18:30 në katin e dytë të Komisariatit dhe ndërhyrja në kohë e Zjarrfikëses çoi në shuarjen e tyre.