AKTUALITET, 27 Gusht 2025, 16:29

Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Miras të Devollit, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen

Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Miras të

Një sipërfaqe pyjore është përfshirë nga zjarri në një zonë mbi fshatin Miras në Devoll.

Mësohet se në vendin ku ka rënë zjarri ndodhen momentalisht 10 zjarrfikës me dy mjete dhe rreth 20 forca nga drejtoria e shërbimeve dhe ajo e pyjores.

Aktualisht zjarri po favorizohet nga era dhe duhet thënë se bimësia në këtë zonë është e lartë. Po ndërhyhet me mjetet zjarrfikëse dhe me mjete rrethanore, ndërsa terreni mbetet i vështirë.