TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të së dielës, ku një zjarr ra në urgjencën e kësaj godine.
Përmes një njoftimi, QSUT sqaron se zjarri ka rënë në katin -1 të godinës dhe se shkaqet po hetohen.
Situata u vu nën kontroll dhe nuk ka asnjë pacient të dëmtuar.
“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym. Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar.
Situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen. Nuk ka asnjë të dëmtuar dhe pacientët janë të gjithë të akomoduar në godina të sigurta, ku janë shërbimet e tjera të urgjencës në QSUT.
Falë angazhimit të personelit mjekësor, mbështetës dhe atij zjarrfikës situata është nën kontroll”, thuhet në njoftim.