AKTUALITET, 10 Shkurt 2024, 21:31

Aksidentohen dy automjete në hyrje të Sarandës, plagosen dy persona

Aksidentohen dy automjete në hyrje të Sarandës, plagosen dy

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Sarandës, në afërsi të fshatit Metoq.

Sipas informacioneve të para, mësohet se dy automjete janë përplasur ku dhe kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të lënduarit janë transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës, ndërsa ende nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Një nga mjetet e aksidentuara është një “Mercedes-Benz” me targa AB 385 AI. Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e dinamikës.