TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr është regjistruar pranë fshatit Gllavë në bashkinë e Memaliajt, që mendohet se është vendosur nga gjahtarë të paligjshëm të zonës, ndërsa ka marrë përmasa të rrezikshme.
Zjarri ka përfshirë një masiv me pisha dhe gjendet pranë zonës së banuar. Flakët besohet se janë vendosur për të shtyrë drejt kurthit të gjahtarëve një tufë derrash të egër për të cilët ndalohet gjuetia. Raportohet se aktualisht disa fshatra janë në errësirë dhe të kërcënuar nga zjarri.
Banorët tregojnë se kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe se kjo po ndodh shpesh së fundi megjithëse në kushtet e një moratoriumi strikt për gjuetinë. Në terren forcat e zjarrfikësve dhe bashkisë Memaliaj, zjarrfikës Tepelenë dhe Gjirokastër. Ka patur tre vatra zjarri në Gllavë, Luftinjë dhe fshat Memaliaj.