AKTUALITET, 9 Nëntor 2024, 14:30

Zjarri në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit, policia: Dyshohet se u shkaktua nga…

Zjarri në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit,

Policia ka reaguar pas zjarrit në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit.

Blutë informojnë se shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve që përfshinë mbetjet mëngjesin e sotëm.

Dyshimet janë se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Ndërkohë grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit.

“Mëngjesin e sotëm, ka rënë zjarr në pikën për grumbullimin e mbetjeve, në fshatin Katund i Ri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar  shkakun e saktë të rënies së  zjarrit”, raporton policia.