AKTUALITET, 9 Nëntor 2024, 11:30

Profil krimi/ Porositi Amarildo Nikollin për të vrarë dy ‘kokat’ e krimit në Vlorë, kush është Leonard Luzi që u ekstradua sot nga Spanja

Profil krimi/ Porositi Amarildo Nikollin për të vrarë dy

Është ekstraduar nga Spanja në vendin tonë, 47-vjeçari Leonard Luzi, i cili akuzohet se ka porositur vrasjen e Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashajt.

47-vjeçari u arrestua në korrik pas bashkëpunimit të autoriteteve tona me ato spanjolle.

Luzi akuzohet si porositës i atentatit ndaj Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashajt në gusht 2023, pas konflikteve për lojërat e fatit. Leonard Luzi kishte organizuar vrasjen, por atentati u parandalua nga policia që arrestoi vrasësin me pagesë, Amarildo Nikolli.

Gjykata ka caktuar ndaj Leonard Luzit masën “arrest në burg” për disa vepra penale.

Akuzat

47-vjeçari akuzohet se më datë 08.08.2023, kishte organizuar vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës, por ky krim u parandalua nga Policia pasi policia arrestoi në gusht 2023 Amarildo Nikollin me pistoletë gati për qitje. 6 muaj pas arrestimit të Nikollit, u zbardh që objektiv i atentatit të këtij grupi kriminal kishte qenë i forti i Vlorës, Inez Hajrulla.

Për atentatin ndaj Hajrullës, më herët ka rënë në pranga Muharem Koroveshi, Amarildo Nikolli dhe Leonard Luzi që u ekstradua sot. Në kërkim rezulton ende Erio Zejno. Luzi kishte planifikuar atentatin për hakmarrje për vrasjen e kushëririt të tij, Erigert Ferik (Zejno) në 2013.

Një nga personat e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj, mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij.