AKTUALITET, 1 Nëntor 2022, 22:24

Zjarri “përpin” magazinën në Korçë, pronari i objektit digjet ndërsa përpiqej të shuajë flakët

Zjarri “përpin” magazinën në Korçë,

Një magazinë në Korçë është përfshirë nga zjarri.

Gjatë përpjekjeve për të shuar flakët, ka pësuar djegie shtetasi me inicialet A.D, i cili është edhe pronari i objektit.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 01.11.2022, rreth orës 21:00, në fshatin Kamenicë, Korçë, ka rënë zjarr në ambientin ku mbahej baza ushqimore e bagëtive, në pronësi të shtetasit A. D., i cili duke u munduar të shuante zjarrin, ka pësuar djegie trupore dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.