TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edi Paloka, i cili ka qenë edhe i deleguari i Sali Berishës për të negociuar me Gazment Bardhin me qëllim bashkimin e PD ka treguar prapaskenat nga fillimi i negociatave deri në dështimin e tyre.
Sipas Palokës, pikat që u prezantuan nga pala tjetër ishin kushte, ndërkohë që siç pretendon ai, pala e Berishës nuk ka vendosur asnjë kusht, përveç primareve.
Paloka po ashtu tregoi se para Gazment Bardhit ka diskutuar edhe me persona të tjerë, me të cilët ka kontaktuar më parë për të arritur në një marrëveshje finale.
“Po ju them sot që bisedimet nuk kanë filluar me zotin Bardhi, kanë filluar përpara me përfaqësues të tjerë. Nuk po e them emrin përderisa ai nuk dëshiron të bëhet publik.
Vullneti për primaret nuk është diskutuar, para se të shpallnim zyrtarisht bisedimet.
Do ju them edhe diçka tjetër, që nuk është as në statut. Unë vetë i kam ofruar që në rast kur ne shohim që kemi një kandidat shumë të mirë, që mund të jetë i asaj pale dhe kjo situatë konfliktuale e krijuar në këto momente mund ta pengonte të kandidonte, i ofrova edhe mbështetje publike këtyre kandidatëve.
Gjatë primareve mund të dilja unë apo dikush tjetër për ta mbështetur publikisht kandidatin që do të donim që të fitonte duke shkelur etikën ndaj kandidatëve të tjerë. Pra janë bërë edhe oferta të tilla gjatë kësaj kohe”, u shpreh Paloka.