TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë.
Sipas burimeve, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet.
Gjithashtu mësohet se gjithçka ka nisur pas një sherri mes dy personave.
Njoftimi i policisë
Me datë 01.11.2022, te Oxhaku, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi M. C., 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin A. I., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.