TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Udënisht të Pogradecit ditën e sotme zjarri ka përfshirë varrezat e fshatit.
Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe falë ndërhyrjes së tyre u bë e mundur shuarja e flakëve dhe mos lejimi i përhapjes së zjarrit në gjithë varrezën.
Ende është e paqartë nëse zjarri ishte i qëllimshëm nga dikush, apo qirinjtë që ndizen në varreza mund të jenë bërë shkak për këtë zjarr. Në vendngjarje shkuan edhe efektivë të policisë të cilët nisën hetimet mbi rastin dhe zbardhjen e rrethanave.