AKTUALITET, 28 Gusht 2023, 15:26

“S’besoj se do anëtarësohemi as në 2030”, Rama kritika BE: Duhet të na mbështesë, jo vetëm reforma dhe kritika

“S’besoj se do anëtarësohemi as në 2030”, Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama e ka nisur me kritika fjalën e tij gjatë samitit të Bledit në Slloveni, kur tha se BE nuk duhet të japë ve6tëm reforma dhe nuk duhet të bëjë vetëm kritika për vendet që aspirojnë të jenë pjesë e saj, por njëkohësisht t’i mbështesë dhe t’u japë më shumë akses.

Më tej ai shtoi se nuk beson se në 2030 do të jemi në BE               , ndërsa shtoi se BE duhet të jetë mbështetëse ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk besoj se në 2030 ne do jemi në BE por për disa nga hapat kjo do të ishte shumë e mirë. Duhet ta kuptojnë që boshllëku i kontribiuteve për frymë i BE drejt këtij rajoni, dhe shteteve të Ballkanit perëndimor është si 130 e ca euro për 6 prej nesh, dhe më shumë se 4 mijë euro për dy prej nesh këtu. Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me hapa konkretë.

Vendet që hyjnë në rrugën e BE deri në momentin që bëhen anëtarë, duhet të jenë këto gjëra ne mes, jo vetëm reforma dhe kritika që janë të nevojshme, por dhe mbështetje konsistonte. Nuk po them nga pikëpamja financiare por dhe të aksesit tonë në tregun e përbashkët dhe hapësirë më të madhe dhe për ndërmarrjet tona”, tha Rama.

Rama nuk i kurseu as batutat kur tha: Me këtë panel si autobus dhe unë jam tragjikisht më shumë optimist, megjithëse është më mirë se një avion rus...