AKTUALITET, 20 Qershor 2022, 21:52

Zjarr në katin e katërt të një banese në Tiranë

Zjarr në katin e katërt të një banese në Tiranë

Një banesë në katin e katërt të një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Policia bën me dije se nga zjarri ka vetëm dëme materiale. Policia bën me dije se grupi hetimor po verifikon rrethanat e plota të ngjarjes.

“Më datë 20.06.2022, në rrugën “Hamdi Sina”, ka rënë zjarr në katin e katërt të një banese dhe si pasojë  ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.